Elbasan/ Bëri aksident dhe tentoi të korruptonte policin duke i ofruar 5 mijë lekë, arrestohet 31-vjeçari

Një 31 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga një aksident që kishte shkaktuar në Elbasan, është arrestuar ditën e sotme.

Sipas raportimeve, shtetasi me inicialet M.M kishte tentuar të korruptonte punonjësin e policisë duke i ofruar shumën prej 5 mijë lekësh nëse do e linte të largohej nga vendi ku u kap.

Njoftimi i Plotë:

Elbasan

I shpallur në kërkim për largim nga vendi i aksidentit, 31 vjeçari u ofron lekë shërbimeve operacionale të DVP Elbasan për ta liruar, por vihet në pranga.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Karbunar Lushnje, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në momentin e ndalimit për kontroll nga sherbimet Operacionale pranë DVP Elbasan, i ka dhenë punonjësit të policis një kartmonedhë 5.000 lekë, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Lushnje, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Specialistët për Trafikun Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 30 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën “Kamber Sejdini” Elbasan, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.