Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve të para mësohet se mjeti tip wolkswagen, i drejtuar nga një 26 vjeçar ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç. Fëmija është transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë Elbasan
Reth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.