Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një mjet tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është plagosur drejtuesja e automjetit. Ngjarja ka ndodhur në unazën jugore te qytetit, në aksin Elbasan-Librazhd. E plagosura, identiteti i së cilës ende nuk bëhet me dije, është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa “Audi” ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes aksidentale.

