Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, kapën shtetasin B. S., 25 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, I shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi P. K., banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndertimi, pa lejen përkatëse.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Peqin proceduan penalisht në gjëndje të lirë shtetasin S. M., banues në fshatin Paulesh, Peqin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi kanë bërë kallëzim shtetasit B. M. dhe M. M., banues në fshatin Pajovë, Peqin, se shtetasi S. M. ka prerë disa rrënjë ullinj, në pronësi të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.