Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, me fokus të veçantë, mjediset përreth institucioneve arsimore, mbështetur edhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
-R. K., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme.