Elbasan/ Arrestohen tre persona. Ja arsyeja

Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, por edhe pa leje qarkullimi ka bërë që Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të arrestonin në flagrancë shtetasit: A.M., 60 vjeç, banues në fshatin Thanë, Elbasan, dhe E.Rr., 37 vjeç, banues në fshatin Labinot-Fushë, Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

E.I., 40 vjeç, banues në fshatin Malasen, Cërrik, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.