Elbasan/Aŗrestohen në flagrancë 2 persona. Ja për çfarë akuzohen

Dy persona janë aŗrestuar nga Komisariati i Policisë Elbasan. Sipas njoftimit të Policisë një 44 vjeçar është arrestuar pas ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa një 37 vjeçar është ndaluar nga policia pasi është konstatuar se po drejtonte mjetin e tij nën ndikimin e alkoolit.

Njoftimi i policisë

Aŗrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 44 vjeç, banues në Elbasan, ka kanosur e ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkjetueses  së tij;

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin  tip “Benz”.   Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.