Fëmijët në situatë rruge është një fenomen që pavarësisht përpjekjeve të bëra nga institucionet dhe organizata e ndryshme vendase dhe të huaja, sërish është prezent në rrugët e qytetit të Elbasanit.
Për këtë arsye, bashkia ka organizuar një aktivitet sensibilizues, ku kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos u japin lëmoshë fëmijëve që shfrytëzohen për lypje apo shitje të produkteve të ndryshme.
Edhe pse nga monitorimi i kryer në bashkinë e Elbasanit nuk ka pasur shtim të numrit të fëmijëve që shfrytëzohen në situata rruge, problem mbeten fëmijët që vijnë nga qytete te tjera të qarkut.
Pavarësisht programeve dhe projekteve sociale për këtë kategori fëmijësh, janë vërejtur raste që edhe pas mbështetjes së familjeve, fëmijët janë detyruar sërish të dalin në rrugë nga prindërit, duke detyruar organet ligjzbatuese të ndërmarrin masa edhe ndaj prindërve.