Disa nga anëtarët e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Elbasan kanë nisur një grevë urie.
Kjo, për shkak të ndërprerjes apo reduktimit të pagesave të kempit në raste të ndryshme.
Një VKM e fundit iu është komunikuar përmes WhatsApp-it. Sipas VKM-së kategorisë së personave me aftësi të kufizuara me statusin e përhershëm, nuk u ndryshon statusi, por u hiqet pagesa e paketës higjeno-sanitare.- Advertisement –
Shuma është e konsiderueshme dhe rrjedhimisht vështirëson jetesën për këtë kategori. Nga ky ndryshim, vetëm në Elbasan penalizohen rreth 250 persona.
Sekretari i kësaj shoqatë Skënder Sollaku e cilëson të padrejtë ndryshimin, madje thotë se VKM-ja e re i jep mundësinë e përfitimit disa individëve që se meritojnë.
Përfaqësuesit shprehen të vendosur për zhvillimin e kësaj greve deri në zgjidhjen e problemit.