Mbrëmjen e 11 janarit një aksident automobilistik u rregjistrua në aksin rrugor Thanë – Elbasan. Në atë mbrëmje u konstatua një 83-vjeçar i pa jetë. I moshuari ishte përplasur nga një mjet i cili më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas 10 ditësh punë intensive hetimore të kryer nga Policia, zbardhet ngjarja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit.
Njoftimi i policisë
Policia gjen dhe sekuestron dhe mjetin me të cilin ky shtetas aksidentoi 83 vjeçarin nga Cërriku. Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thane – Elbasan ku një 83 vjeçar u gjetë i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të pandërprerë dhe kontrollit të zonës në perimetër të gjerë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.
Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip Audi që ky shtetas dispononte me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83 vjeçarit.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A. Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.