Banorët e lagjes “5 Maji” në Elbasan kanë protestuar pas aksidentit të rëndë një ditë më parë ku një mjet goditi një fëmijë 4 vjeç në derën e shtëpisë. Banorët kërkuan shtimin e sigurisë në rrugë me vendosjen e pengesave të shpejtësisë dhe shtim të sinjalistikës. Sipas tyre, aksidentet në këtë segment janë të shpeshta.
Segmenti rrugor u bë problematik për shkak të shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve pas rikonstruksionit të rrugës. Pasditen e së mërkurës një mjet me shpejtësi aksidentoi një fëmijë 4 vjeç duke e plagosur rëndë. Policia bëri arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.