Elbasan: 77% e bizneseve nuk paguajnë tatimfitim

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot takime në bizneset vogla të qytetit të Elbasanit. “Shiu që po bie pa pushim, nuk na pengon të takohemi me banorë të vetëpunësuar në sipërmarrje të vogla që shërbejnë çdo ditë nga mëngjesi në darkë”, tha Balla.

Sipas tij, 77% e bizneseve, ose rreth 100 mijë biznese nuk paguajnë tatim fitim, 14% e bizneseve paguajnë tatimfitim prej 5% dhe vetëm 9% e bizneseve paguajnë tatimfitim prej 15%.

Ndërkohë, Balla tha se “që në vitin 2013, 100% e biznesit të vogël ka qenë subjekt i tatimit 10%”.

? Nga turi i komunikimeve me bizneset e Njësisë 4 në #Elbasan

? Nga #1Janari2021 90% e sipërmarrjeve të vogla janë lehtësuar nga barra fiskale duke u përjashtuar nga tatimi mbi fitimin e TVSH-ja, një reformë kjo që ndihmon drejtpërsëdrejti ekonomitë e vogla familjare në situatën e vështirë post-pandemike. #RimëkëmbjaEkonomike2021?

#SiNjëFamilje❤️-shkruan Llatja.