Mëngjesin e sotëm njoftohemi nga Drejtoria e Policisë Elbasan se një 27 vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij dhe për pasojë është dëmtuar rëndë, raporton elbasani plus. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë dhe po mjekohet.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.