Elbasan/ 24 000 euro dëm biznesit ku punonte, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili tregtonte në  mënyrë të kundërligjshme materiale fasonerie të firmës ku ishte administrator.

36-vjeçari me iniciale F.T ka shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 24 000 euro në biznesnin ku punonte.

“F. T., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi nga veprimet hetimore të realizuara në administrim të kallëzimit të administratores tjetër të së njëjtës firmë, ka rezultuar se 36-vjeçari ka shitur në mënyrë të kundërligjshme, materiale fasonerie me vlerë 24 000 euro, në pronësi të aktivitetit tregtar që administrohej nga ky shtetas. Mallrat e shitur në mënyrë të kundërligjshme ishin nën regjim të përkohshëm nga autoritetet doganore shqiptare dhe të destinuara për t’u shitur në tregun italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.