Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja, i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Damian Gjiknuri, kanë vizituar kompaninë e hapur rishtaz në zonën industriale ( ish-Metalurgjiku). Kompania “El Packing” merret me përpunimin e letrës, produkt ky i cili shkon i gjithi për eksport në të gjithë Europën, kryesisht në Itali dhe Francë. Kompania e cila është hapur në muajin prill të vitit 2022 ka punësuar 115 punëtorë të cilët realizojnë 30.000 paketime në ditë, ku kryejnë procesin e palosjes, mbyllje, shpim, vendosje rrypash, duke e kthyer nga letër në kuti.
Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja duke e cilësuar si një nga shumë bizneset e mira që janë hapur në Elbasan, shtoi se “kemi pasur edhe një ulje të ndihmës ekonomike gjatë kësaj periudhe, pasi në Elbasan janë hapur shumë mundësi punësimi. Vetëm gjatë kësaj pranvere e në vijim ne kemi pasur shumë kompani të reja që janë hapur, përfshi edhe kompaninë më të re, atë afër Bradasheshit për kërkimin gjeologjik të naftës në fushën e Elbasanit.
Kompania italiane “Eni Gas Italia” tashmë ka nisur dhe po kërkon punëtorë me paga shumë të larta. Gjithashtu edhe shunë fasoneri në Elbasan kanë pasur kërkesa të shumta për punëtorë, duke ndikuar drejtepërdrejtë në uljen e skemës ekonomike në Elbasan dhe rrethinat e tij. Por edhe modelet e reja të qeverisë për personat që janë në kemp apo me ndihmë ekonomike, të punësohen për një periudhë kohe”.
Nga ana e tij drejtuesi politik Damian Gjiknuri vlerësoi faktin që kjo kompani është hapur së fundi pasi u krijua idea se nuk kam më interes fasoneria në Shqipëri pasi janë rritur kostot. “Elbasani ka një avantazh të madh strategjik, pasi është më lirë se Tirana, është i pozicionuar nga pikëpamja logjistike, ka rrjet të mirë energjitik, ka lidhje të mira rrugore, është afër portit dhe kryeqytetit, por ka edhe bazën industriale”.