Pas 15 vitesh në emigracion Ilir Shtylla vendosi të kthehet në fshatin e tij në Çepë të Belshit për të investuar në bimë medicinale.
Tregu jo vetëm është i sigurt, por ai tashmë eksporton në Gjermani, Zvicër dhe Amerikë.
Gjatë sezonit të verës Ilirit i duhet të punësojë rreth 40 persona. Ai tashmë ka 10 hektarë tokë e gjitha e mbjellë me Ciani, Kalendule, Mullage, Luledielli, etj.
Zona e Bleshit tashmë ështeë e fokusuar e gjitha në kultivimin e bimëve mjekësore.
Çdo vit Dumrea prodhon rreth 1500 tonë rigon duke përballuar nevojat jo vetëm të tregut vendas, por edhe të eksportit.
Top Channel