Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha bëri një përllogaritjet për pensionet që mund të përfundojnë zyrtarët e lartë.
Sipas ekspertit, deputetët që kanë mbajtur mandatin për vetëm 2 vite, përfitojnë një pension prej 610 mijë lekësh në muaj, Presidenti i Republikës përfiton një pension rreth 3.5 milionë lekë të vjetra në muaj, ndërsa kryeministri, nëse do të dilte në pension sot, do të përfitonte rreth 4 milionë lekë të vjetra në muaj.
“Duhet të theksohet edhe rëndësia e rritjes së pagës, kjo pasi çon menjëherë në rritjen e pensionit suplementar. Kjo pasi pensioni llogaritet me pagën e viteve të fundit. Një deputet, për 2 vjet që ushtroi detyrën marrin 610 mijë lekë, pavarësisht punës që kanë bërë më parë. Llogaris që Presidenti merr një pension 3.5 mln për shembull, kryeministri merr 4 milionë lekë pension nëse dalin në pension tani”, tha Kujtim Hoxha.