Gati 1 muaj nga dorëheqja e Indrit Karaj nga posti i kreut të degës Rajonale të Tatim-Taksave për Qarkun e Elbasanit, është emëruar edhe drejtori i ri.
Drejtor i ri i Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan është emëruar Gentjan Palluqi. Gentjan Palluqi, 41 vjeç, ka punuar për 14 vjet në këtë drejtori, raporton elbasaniplus.
Burime të sigurta kanë konfirmuar se z. Palluqi pritet të marrë zyrtarisht nesër detyrën e re.
Palluqi ka një eksperiemcë të gjatë në këtë fushë, ai u emërua në këtë detyrë në zbatim të ligjit “Për nëpunësin Civil”. Ai është shpallur nga Departamenti Administratës Publike fitues i konkursit për këtë post.