Të gjithë po presin reagimin e Borës pas “tradhtisë” së Donaldit dhe Beatrix. Donaldi u puth me të në sytë e gjithë shqiptarëve dhe e lanë të dy që do flisnin kur ai të dilte jashtë, duke emocionuar gjithë shqiptarët me takimin e tyre.
Në anën tjetër, Beatrix ishte ajo që i komentonte Borës për puthjen me Donaldin duke thënë që ishte shumë e emocionuar për ata të dy. Por ç’ndodhi me hyrjen e Beatrix në ‘BBV’? Pa kaluar shumë kohë dhe ajo u lidh me Donaldin. Ndërkohë që të gjithë presin reagimin e Borës ndaj dyshes, deri tani moderatorja e “Përputhen” s’ka bërë asgjë për të rënë në sy.
Madje, ajo vazhdon ta ndjekë ende në Instagram rivalen e saj, Trixën. Një veprim shumë domethënës i Borës, që tregon se ajo nuk vepron në inat e sipër.
Lidhja e bujshme qe cmendi nje Shqiperi te gjithe, ka nxitur dhe reagimin e Roza Latit. Me ane te nje postimi ne rrejtin social Instagram, moderatorja ka shprehur hapur mbeshtetjen per Bora Zemanin, duke e cilesuar situaten e e krijuar te rendomte dhe te perhapur masivisht.
“Ky eshte nje fenomen qe ndodh rendom ne historine njerezore. Jo vetem ne Shqiperi. Fatkeqesia ketu eshte qe u be publike. Dhe Bora Zemani eshte personazh publik. S’eshte as hera e pare as e fundit qe shohim e degjojme te tilla situata. Mos me thoni qe edhe juve nuk ju kane bere goditje te tilla..?
Qe s’jeni tradhetuar nga ata qe ju deshen, ju perkrahen e ju duartrokiten…. Opinioni im eshte qe Karma EKZISTON. Dhe kthehet cdo gje ne kete jete. Lahet cdo gje ne kete jete. Bora e dashur mbaje koken lart. Dil bej qejf. Shijo karrieren se je vajze qe punon. Je tjeter nivel. Ke nje publik te tere qe te do. Te dua edhe une.”, shkruan ajo ne instagram.