Një shkollë e mbyllur, 3 të bashkuara dhe 2 vartëse. Me këto ndryshime do të nisi viti i ri shkollor sa i takon bashkisë së Elbasanit. Per këtë vit vetëm një shkollë është mbyllur për mungesë të nxënësve, ajo në fshatin Seltë të bashkisë Elbasan. Ndërkohë që janë bashkuar shkollat e Cerunjës, Berzhitës dhe Petrelës.
Në varësi kalojnë shkollat e fshatit Shelcan dhe Xibrakë. Sipas informacioneve nga drejtoria arsimore janë 1050 nxënës priten të regjistrohen për këtë vit ndërsa deri më tani në Elbasan janë regjistruar 880 .
Sipas drejtorit të ZVA Elbasan Ermir Çela regjistrimet do të vazhdojnë dëri në datën 8 shtator dhe ashtu si vitin e shkuar aplikimi bëhet përmes portalit E-albania. Ndërkohë që sa i takon numrit të nxënësve ka një rënie të lehtë të numrit të regjistrimeve por që kryesisht vërehet në fshatra dhe arsyet lidhen me emigrimin e banorëve. Ashtu si vitet e mëparshme trendi për arsimin professional vijon të jetë me ritme të larta dhe të rinjtë që në përfundim të ciklit 9-vjeçar zgjedhin arsimin profesional vijojne të jenë të larta.