Kur ajo u shfaq para disa vitesh mjaft u erdhi keq dhe e mëshiruan. Bëhet fjalë për Xhisiela Malokun, vajzën e varfër nga fshati Zezë i zonës së Krujës.
Biondja e kthyer tashmë në brune është sërish në vëmendjen mediatike.
Vajza e cila dikur rrëmbeu zemrat e shqiptarëve për shkak të historisë që u rrit pa baba dhe e dhunuar nga i dashuri, sot po jeton në luks të shfrenuar, ndërsa është transformuar dukshëm në pamjen fizike.
Ajo deklaroi disa vite më parë se ish-i dashuri, nën kërcënimin e armës e kishte futur në një hotel, e kishte dhunuar dhe djegur me cigare deri kur kishte humbur ndjenjat, ndërsa pas 24 orëve tha që deklarata e saj nuk ishte e vërtetë dhe se e kishte shpikur duke u dukur në syrin e publikut si e kërcënuar.
Xhisiela sot jeton mes pasurisë, teksa ka nisur të ofendojë mediat duke u thënë se nuk i ndihmon dot pasi gazetarët janë të dështuar dhe ziliqarë.