Një tjetër viķtimë i është listës nga koronavirusi i cili nuk ka mundur të fitojë betejën. Bëhet fjalë për drejtori i drejtorisë së punëtorëve të kryeqytetit Feti Fanaj. Mësohet se ai ka ndërruar jetë rreth orës 01.00 pas mesnate në Turqi, ku po merrte dhe trajtimin. Në bashkinë e Tiranës, sot që në orët e para të mëngjesit lajmi mori dhenë e mes të gjithëve ka një pikëllim të madh.
Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga coronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, tre javët e fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli. Fetiu ishte nga ata drejtorë që nuk mburrej, por thjesht ishte i kudondodhur aty ku punohej. Tirana ngrihej me një erë pastërtie që në mëngjes, sepse drejtori nuk vinte gjumë në sy për të parë të rregullt Tiranën e orëve të para.
Tragjedi për familjen dhe miqtë e tij. I shtruar në spital në Turqi, Fetiu as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga jeta po ashtu.
Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël që sot kanë marrë vesh me trishtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga jeta./Fjala.al