Një lajm i trishtë për qytetin e Elbasanit.
Mësuesja Blerina Lamçja (Hoxholli) e shkollës “Zëra Jete”,është ndarë nga jeta pasi ka humbur betejën me Covidi-n
4 ditë më parë, shkolla e saj “Zëra Jete”, bënte apel për dhurim gjaku duke theksuar se mësuesja po vuante nga pasojat e covid-19. Pati një solidaritet të pashoq nga mjaft kolegë e kolege, por nuk ishte e thënë.
Blerina Lamçja (Hoxholli) nënë e një fëmije të mitur nuk është më mes nesh si pasojë e komplikacioneve që pësoi.
Humbja e saj ka lënë pas shumë dhimbje. Një prej të afërmve ka publikuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Blerinës.