E trishtë në Elbasan/ Humb jetën Liria që njohim të gjithë. Si ndodhi?

Ka humbur jetën Liria, një endacake që e hasje kudo në Elbasan. Sipas të dhënave, shkak për vdekjen ka qenë rrëzimi nga shkallët dhe goditja në kokë. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen Haxhias ku ajo banonte.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes treguan se Liria ka qenë me një kovë uji në dorë kur ka rërshqitur, e për pasojë koka i ka rënë në betonin e shkallëve

Ajo ka humbur jetën brënda pak minutave dhe nuk ka pasur asnjë mundësi për ta dërguar në spital

Liria ishte një personazh mjaft i njohur në Elbasan, por jo vetëm. Atë do ta shihje në çdo miting të forcave politike, grumbullime njerëzish, në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti.

Nuk përbënte rrezik për njerëzit, përkundrazi me fjalorin dhe oratorinë e saj shpesh ishte interesante.

Liria ishte me origjinë nga Tropoja. Ajo ishte e martuar në Llixha të Elbasanit, por u divorcua. Pas viteve ’90 ajo jetonte e vetme me ndihmën e qytetarëve elbasanas. Liria ka edhe një djalë.

Vdekja në fakt është përcjellë me trishtim nga qytetarët elbasanas pavarësisht statusit të saj shoqëror./infoweb