Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare kirurgia e njohur shkodrane, Zyliha Kraja. Bëhet me dije se mjekia u nda nga jeta pasi ishte e infektuar me Covid-19. Përpara se të infektohej gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë por ditët e fundit u përkeqësua. Zyliha Kraja një kirurge e shkollës së vjetër në Shkodër nga duart e së cilës dolën një numër i konsiderueshëm mjekësh e infermierësh të tjerë.
Ajo ka kontribuar për vite me radhë në fushën e mjekësisë në Shkodër. Edhe pse prej vitesh ishte në pension ajo sërish ka vijuar të kontribuojë në spitalin e Shkodrës.
Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.