Wednesday , November 30 2022

E trishtë/ Apeloi për ndihmë, por askush nuk i dha, gjendet e vdekur në banesën e rrënuar gruaja në Elbasan

E trishtë në Elbasan. Dashamira Dokle 60 vjeç është gjendur e pajetë në banesën e saj në lagjen ‘Kala’ në këtë qytet.

60- vjeçarja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe prej kohesh lutej për ndihmë. Madje ajoi apeloi edhe në media që ta ndihmonin, por askush se dëgjoi.

Shtëpia, ku prej vitesh 60- vjeçarja jetonte ishte e rrënuar dhe e shkatërruar nga tërmeti, ndërsa autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë ndihmë për të përballuar kushtet e mjerueshme në të cilën jetonte.

Policia u njoftua nga mbesa e të ndjerës.

Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbulojë, shkakun e vdekjes së 60- vjeçares.

Advertisement