Edhe pse prej vitesh nuk ka bërë muzikë, të gjithë i kujtojmë këngët e Alma Bektashit dhe ngjyrën e saj rock të zërit. Ajo është vlerësuar me shumë çmime gjatë pjesemarrjes së saj në festivale, por vitet e fundit e kemi parë më tepër në spektakle si mentore e këngëtarëve të rinj.
Disa muaj më parë ajo i dha fund martesës 25-vjeçare me ish-bashkëshortin e saj me të cilin ka dy fëmijë. Aktualisht ajo i është përkushtuar mësimdhënies, që nuk është një fushë e re për të, në një nga universitetet e Tiranës, mëson ‘Kosovarja’, krahas projekteve të saj personale.
Shpresojmë që një nga këto projekte Almën ta rikthejë sërish në ekran.