Një ngjarje e rëndë është shënuar në Selanik të Greqisë, ku një grua 44-vjeçare ka humbur jetën pas vaksinimit me AstraZeneca. Sipas autoriteteve shëndetësore, dyshohet se gruaja vuante nga probleme kardiake, shkruan Protothema. Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou, deklaroi se vdekja e 44-vjeçares lidhet me vaksinën, ndonëse autopsia tregoi se nuk ishte shoqëruar me trombozë.
Mësohet se 44-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, kishte pasur ethe të hënën pasdite, menjëherë pas vaksinimit, dhe humbi jetën në orët e para të së martës.