E rëndë në vendin tonë! Humb jetën në spital 16-vjeçarja, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 16-vjeçare ka humbur jetën në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiorespirator.

“Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.”, sqaron policia.