E rëndë në Gramsh/ Humb jetën e moshuara, bie aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Gramsh, ku një 68 vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Sporti, ku si pasojë e plagëve të marrë 68 vjeçarja, me iniciale A.I.ka ndërruar jetë në spital.