E rëndë në Elbasan-Librazhd/ Makina përfundon në Shkumbin, 2 persona dalin, 2 të tjerë nuk gjenden

Një aksident tejet i frikshëm ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet pasi ka kumbur kontrollin ka përfunduar në lumë. Mësohet se në mjet ndodheshin 4 persona, ku dy persona kanë arritur të dalin, ndërsa dy ndodhen ende në makinë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

“Rreth orës 09:10, në aksin  rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”njofton policia.

Nje koment

  1. Pingback: 3nunnery