Gjatë ditës së djeshme, përballë një kantieri ndërtimi, Peqin, është gjetur e pajetë, në një kanal vaditës, dyshohet e mbytur, shtetasja M. T., 81 vjeçe.
Për këtë shtetase, po gjatë ditës së djeshme, në Komisariatin e Policisë Peqin, ka kallëzuar nipi i saj, shtetasi H. T., 33 vjeç, se 81-vjeçarja ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Sipas deklarimeve të familjarëve kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.