E “mohonte” gjithmonë, Robert Berisha më në fund prezanton zyrtarisht vajzën e madhe

Ndoshta jo shumë kush e di, por Robert Berisha ka një vajzë të madhe. Nuk dihet se kush është e ëma, pasi lidhja e saj me artistin ka zgjatur shumë pak dhe nuk ishte e njohur për publikun.

Mirëpo, Aarona feston ditëlindjen e saj dhe mbush 16 vjeçe. Padyshim, Roberti e ka uruar duke postuar në Instastory një foto me të bijën.

Ai e ka shoqëruar me një urim, ku shkruan: “Me vajzën time Aarona, urime ditëlindja e 16-të”.

Kujtojmë që Roberti ka edhe një vajzë nga martesa e tij me Nora Istrefin, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Renee./abcnews.al