Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë i përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme.
Pjesa më e madhe e territorit pritet të ketë vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar, do të regjistrohen në shumë zona.
Në Alpe dhe në zonat malore të veri-lindjes reshjet do të jenë në formë bore, por me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa në luginat dhe përgjatë bregdetit pritet të arrijë deri në 18 m/sek. Deti në Adriatik dhe Jon do të ketë valë të lehta deri mesatare, me forcë 2-4 ballë.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.