Pjesë e festës së 35-vjetorit të aktorit të humorit Bes Kallaku ishte e pranishme edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani. Në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se masat antiCovid nuk u respsektuan duke gjobitur edhe pjesmarrësit si dhe pezullimin e efektivëve të policisë. Duket se kritikave nuk i ka shpëtuar dot as moderatorja e cila teksa publikoi promon e emsionit të saj “Dua të të bëj të lumtur” , një ndjekëse i shkruan:
“Je nga të vetmet gazetare që të ndjek që nga kohët e top radio e deri sot, por në momentin kur si person publik u thua njerëzve “kini kujdes” dhe në krahun tjetër shfaqesh në party me 30 njerëz a më shumë, sikur del kundra atyre që keni thënë.”
Mirëpo, Arbana është përgjigjur duke thënë: “Faleminderit, polemikat e kota ua kemi lënë portaleve me kohë. Përqafime!”