Kunata e Nevila Pjetrit të vrarë në Itali teksa ka veshur rrobat e zizë shprehet e tronditur për ngjarjen. Ka qenë bashkëshorti i të ndjerës që ka lajmëruar familjen e saj në Elbasan ku jetojnë tre vellezërit me familjet e tyre.
Nusja e vëllait Sofia thotë se Nevila ishte e lumtur me jetën e saj ndaj lajmi i ka habitur pa masë. Ajo thotë se 35 vjecarja i ndihmonte vazhdimisht ekonomikisht pasi janë të varfër.
Dy ditë nga ngjarja familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri për ti kryer sipas zakoneve ritet mortore.
“Nuk është e vërtetë, këto që flasin. Nuk janë të vërteta që ka punuar ashtu. E di që është në punë. Të vërtetën ajo e di. I ndjehem mirenjohese per gjithcka, se kam sëmundje.
Më ka ndihmuar për hallet që kam pasur. Ajo e vëllezërit e tjerë. Lajmin e mësova nga bashkëshorti I kunatës, e përjetuam shumë keq, nuk e besonim kurrë. Kam folur me të ishte shumë e lumtur. Ishte katastrofë, nuk e prisnim.
Nuk e shpjegoj dot. Burri është shumë i tronditur. Se ajo doli si gjithmonë dhe nuk u kthye më. Po dinim gjithcka. Për problem jo. Një vit ka që ishte martuar. Na ndihmonte ekonomikisht, kur kishim një problem. E kisha më tepër se motër.
Kam kaluar një tronditje të madhe. Shteti të gjej vrasësin. Ndihmë pasi duhen shumë lekë që ta sjellin trupin nga Italia”– u shpreh ajo per mediat.
Në lidhje me lajmet se 35 vjecarja punonte si punonjëse seksi në Itali familjarja thotë se nuk ka patur dijeni, por e tronditur numëron rastet e shumta kur ka ndihmuar familjen e saj.
Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria.