Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u infektua me Covid-19. Mirëpo në një komunikim online me gazetarët, Bino foli për gjendjen e saj shëndetësore. Gjithashtu Bino bën apel që qytetarët të vaksinohen pasi vaksina ndaj gripit është e nevojshme pasi në këtë mënyrë mund të parandalohet prekja në gripi dhe nga koronavirusi.
“COVID-19 nuk është grip dhe gripi është një sëmundje serioze, por covid-i është edhe më serioze, pasi ka disa forma të rënda të vetat. Unë kalova formë të rëndë të COVID-19, por erdha në kohën e duhur në spital. Qe të parandalojmë të prekemi nga gripi dhe nga COVID-19 është i nevojshëm vaksinimi ndaj gripit. Unë jam ende në spital dhe po rikuperohem. Jam në gjendje më të mirë. Jua rekomandoj të gjithëve të vaksinohen”, është shprehur Bino.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.