Këngëtarja Anxhela Peristeri ka pranuar për herë të parë se është një lidhje dashurie prej shumë vitesh. Ajo kurrë nuk ishte shprehur kështu.
Ajo ka zbuluar disa detaje për programin “Rudina”, duke thënë se nga albumi i fundit “N’Tiranë”, i dashuri ka një këngë të preferuar.
E pyetur nëse partneri i takon industrisë së muzikës apo është tërësisht jashtë, Anxhela është përgjigjur: “Jo, dhe nuk dua të flas më shumë për këtë pjesë se disa njerëz nuk duan të jenë publikë”.
Më tej, këngëtarja ka zbuluar vetëm se ai është shqiptar, ndërsa të tjerat i ka mbajtur të fshehta. Me siguri që ndonjë tjetër ka qenë grek, sepse Anxhela ka kënduar shumë në shtetin helen.
Anxhela Peristeri në javët e fundit ka qenë shumë aktive. Ajo ka publikuar dy këngë të reja dhe ka dhënë disa intervista për t’i promovuar ato.
Anxhela është një nga këngëtaret më të preferuara për publikun shqiptar. Së fundmi ka marrë edhe një trofe virtual, duke u cilësuar një nga 5 zërat më të mirë në Eurovision 2021. E meriton.