Kohët e fundit kanë qenë të shumtë personazhet publikë që kanë njoftuar se janë prekur nga SARS-COV-2. Vurisi po vijon të prekë gjithmonë e më shumë persona, ndërkohë që dhe artistja shqiptare Manjola Nallbani ka treguar rreth 10 ditë më parë se ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ndërkohë ajo ka ndarë detaje nga infektimi me covid-19 duke u shprehur se për të nuk ka qenë e thjeshtë përballja me virusin dhe se ka përjetuar gjëra të cilat nuk i kishte kaluar më parë.
“Së pari duke u nisur nga çfarë kalova dua tu këshilloj sinqerisht të bëni kujdes e të ruani veten. Shumë e kalojnë si një grip! Për mua nuk ishte i tillë! Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë nga një grip i thjeshtë! Jo vetëm për shqetësimet fizike po sidomos gjendjes psikologjike sepse fakti që është i pabesë dhe nuk di çfarë të sjell as minuti të tremb sigurisht! E vetmja gjë e mirë ishte që kuptova sa shume njerëz paskam pasur që me kanë treguar çdo ditë shumë dashuri e kujdes! E çmoj dhe më tepër sepse kjo është një kohë e vështirë për të gjithë! Ju falënderoj secilin nga ju nga zemra”, shkruan Nallbani duke ju bërë thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar. /Descript.al/