Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, Robert Berisha ka zbuluar se tani ai është në një lidhje dhe se partnerja e tij, quhet Laureta.
Roberti ka nisur një marrëdhënie të re dashurore. Më shumë lidhur me këtë na zbuloi vetë këngëtari.
Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur.
A ka në planet e tij Roberti një dasmë për sa kohë tregoi se ka në krahë personin e zemrës?
Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë.