Një aksident me pasojë vd.ekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd.
Nga aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të pl.agosur.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, vik.tima është Ardian Vreto, 45 vjeç, vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto.
45-vjeçari ka punuar më herët si punonjës policie, ndërsa aksidenti fatal ndodhi pranë fshatit Pishkash.
Sa i përket të plagosurve, bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Durrësi, Adnan dhe Frida Sofa, të cilët janë dërguar në Spitalin e Librazhdit.
Njoftimi i policisë:
Librazhd / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.