E çuditshme/ I gjithë vendi është në rrezik, por ja cili është qytet italian me asnjë të prekur ndaj Covid-19

Në qytetin e vogël Vò Euganeo, në Itali janë testuar 3,300 banorët e qytezës përfshi edhe ata që nuk kanë pasur simptoma, në mënyrë që të studiohet, dinamikën e kalimit të sëmundjes nga një person tek tjetri dhe kategoritë në rrezik.

Në 6 Mars kur filloi studimi në këtë qytet kishte të paktën 90 persona të infektuar, mirëpo që prej 4 ditësh nuk ka më asnjë rast. Qyteza e vogël italiane Vò Euganeo, në Italinë veriore, ku u shfaq vdekja e parë nga koronavirusi në Itali, është bërë rast studimi që tregon sesi shkencëtarët mund ta neutralizojnë përhapjen e virusit.

Studimi është bërë nga universiteti i Padovas, me ndihmën e rajonit të Venetos dhe Kryqit të Kuq Shkencëtarët i testuan banorët dy herë dhe studimi çoi në rolin vendimtar të përhapjes së koronavirusit nga personat që nuk kishin simptoma.

“Ne kishim mundësi ta ndalnim shpërthimin këtu sepse identifikuam dhe eliminuam infektimet “e fshehura” dhe i izoluam ato”, -tha Andrea Crisanti, ekspert infektolog në Kolegjin Mbretëror në Londër që mori pjesë në projektin e Vò Euganeos.

Sergio Romagnani, profesor i imunologjisë klinike në Universitetin e Firences, shkroi në një letër drejtuar autoriteteve se “izolimi i asimptomatikëve është thelbësor që të jetë në gjendje të kontrollojë përhapjen e virusit dhe ashpërsinë e sëmundjes.”

Guvernatori i Veneto-s, Luca Zaia tha se testimi nuk dëmton askënd.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook.

“Këtu ishin dy rastet e para. Testuam gjithkënd edhe pse ekspertët na thanë se ishte gabim, 3000 teste. Gjetëm 66 persona pozitivë, të cilët i izoluam për 14 ditë, dhe pas kësaj, 6 prej tyre ishin ende pozitivë. Dhe kjo është mënyra sesi i dhamë fund,” -tha ai.
Vo Euganeo nuk ka raportuar asnjë rast të ri që nga 13 Marsi

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 5,476 . Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 459 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 17 persona dhe në Francë ka 674 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 104 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 4 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi:Livescience