Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba janë dy ish-konkurentët e ‘Përputhen 2’, që nuk arritën të gjejnë dashurinë e tyre brenda programit. Ana është konkurentja që bëri bujë të madhe me skandalin e saj me Arjonin, ku u nxorën shumë detaje të pathëna dhe më pas u përjashtu nga programi,
Por ajo edhe pas përjashtimit gëzoi raport të mirë me produksionin dhe u kthye shumë herë si opinioniste në ‘Përputhen Prime’. E në anën tjetër ishte Mevlani ai i cili qëndroi më së gjati në program por që asesi nuk arriti të ndërronte statusin e beqarit. Ai u përfol shumë për marrëdhënien e tij me Ledjanën, raport ky që ka përfunduar keq mes dy ish-konkurentëve.
Tashmë kur edicioni i ‘Përputhen 3’ ka filluar, shumë shpejt do të ketë risi. Pikërisht autorja e emisionit Olsa Muhameti ka paralajmëruar se edicioni i tretë do të rikthejë ish-konkurentë të sezonit të kaluar. Ekskluzivisht për lajmi.net, burimet e tyre kanë zbuluar se kush do të jenë dy ish-konkurentët e parë që do t’i bashkohen këtij edicioni.
Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba do të jenë dy ish-konkurentët që do të rikthehen në program si dy konkurentë. Ata do të hyjnë shumë shpejt në program, duke sjellur kështu atmosferë ndryshe mes konkurentëve. Por, nuk përjashtohet mundësia që pas Anës dhe Mevlanit të ketë rikthime të tjera nga Përputhen 2
Kujtojme se Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun në emisionin “Për’puthen” në sezonin e dytë. Por pas përfundimit të programit, jo vetëm që nuk vazhdojnë njohjen, por as nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin. Madje Mevlani ka fshirë edhe këngën nga Youtube, atë që i dedikoi pikërisht asaj, që e ka përpunuar dhe e ka publikuar sërish, pa emrin e Ledjanës.
Çfarë mendon kjo e fundit për këtë? E ftuar në rubrikën “N’fermë”, me Ervin Kurtin, ish-konkurrentja tha: “E ka publikuar prapë”, por tha se nuk e dëgjonte e nuk kërcente me të. E pyetur se për deklaratat e saj se do të hakmerrer ndaj Mevlanit, dhe pse e përmendin aq shumë njëri-tjetrin në intervista, nga urrejtja apo dashuria, Ledjana tha: “Ai e ka nga dashuria e madhe, unë nga urrejtja”.