Paraqitjet e mira me ekipin e Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe ndeshjet mjaft pozitive me Kombëtaren shqiptare, kanë bërë që Taulant Seferi të kthehet në një objektiv serioz për disa nga klubet italiane.
Sipas asaj që raporton “Tuttomercato”, për Seferin janë 3 ekipe që kanë interes serioz. Cagliari, Leçe dhe Empoli duan shërbimet e sulmuesit shqiptar. Por gjithashtu edhe skuadra e Ipswich që sapo është ngjitur në Premier League ka kërkuar më shumë informacion mbi profilin e ish-it të Tiranës.
Gjithçka pritet të vendoset pas Europianit me skuadrat e interesuara që do të shohin me kujdes ecurinë e Seferit përgjatë ndeshjeve të këtij kompeticioni.
Kujtojmë që në sezonin që lamë pas, sulmuesi 27-vjeçar luajti 28 ndeshje me fanellën e Bani Yas. Gjatë këtyre sfidave, Seferi ia doli që të shënonte 12 gola dhe të asistone në 5 të tjerë.