Në dëshminë e tij Xhevit Sinani ka pohuar se si fillim ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilët dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 74 vjeçe.
“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.
Ai ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe të ndryshme, pasi rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor. Në dëshminë e parë, ai tha se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur.
Fakti që ai vuante nga shëndeti mendor dhe merrte mjekime konfirmohet edhe nga infermierja e fshatit dhe nga Policia e Elbasanit.
Xhevit Sinani vrau me sopatë në oborri e banesës vëllain Shaqir Sinani dhe më pas ka shkuar dhe ka mbytur dhe vrarë gruan Zeqine Sinani 74 vjeçe me sopatë.
Pas vrasjes ai u ka treguar të afërmve që kanë njoftuar policinë.
Policia e ka vendosur në pranga pa bërë rezistencë.