Drejtoria e Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë arritën të parandalojnë ekzekutimin e një biznesmeni të njohur në qarkun e Elbasanit.
Sipas Abc, policia e Elbasanit ka marrë informacion se Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu po përgatiteshin për të ekzekutuar një biznesmen të njohur në Elbasan.
Për “kokën” e biznesmenit ishte paguar edhe Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer gjithçka pas arrestimit.
Në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e dy personave të rrezikshëm Luiz Gaxha dhe Rigers Spahiu, policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal të madh armësh.
Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën:
4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
3 pistoleta me silenciatorë;
2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
Kapsolla detonatore;
Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;
4 aparate celulare;
Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.