Dy qytetarë nga Elbasani ndërrojnë jetë brenda pak orësh nga Covid-19, mes tyre një 47- vjecar

Një 69-vjeçare nga Elbasani që ndodhej në Spitalin Covid 2 ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në dy numrin e viķtimave në këtë qark në 24 orët e fundit. Më herët burime për gazeten “Panorama” konfirmuan që një 47-vjeçar humbi jetën nga koronavirusi në Elbasan.

Personi që humbi jetën kishte mbi dhjetw ditë që ishte shtruar në spitalin Covid2. Deri tani në Elbasan nga fillimi i pandemisë janë infektuar 804 persona, ku janë shënuar 65 humbje jete.

Ndërsa në total në gjithë Shqipërinë si pasojë e Covid janë infektuar 33.556, ndërsa kanë humbur jetën 716 persona.