FOTO ARKIVA

Dy ᴠjedhje në një orë në Elbasan, me motoçikletën hajdutëve nuk i shkon sipas planit

Dy ᴠjedhje janë regjistruar brenda 1 orë në qytetin e Elbasanit. Rasti i parë është regjistruar në lagjen “Vullnetari”, ku persona të pa identifikuar kanë arritur të marrin sende me vlerë nga një banesë. Mësohet se personat ende të pa identifikuar kanë hyrë në banesë dhe pa u vënë re kanë kryer “misionin” e tyre.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Njësinë Administrative ‘Tregan’, ku dyshohet se dy persona, në një nga banesat e zonës kanë ᴠjedhur materiale ndërtimi si dhe një motoçikletë, të cilën e kanë braktisur vetëm pas disa metrash rrugë, pasi nuk kishte karburant. Ka qënë pronari i motoçikletës që ka lajmëruar policinë menjëherë pasi ka gjetur mjetin e braktisur në rrugë.