“Duan t’i çojnë në udhëtim bashkë”/ Ja çfarë kanë bërë fansat e Donaldit dhe Borës që ata të kthehen bashkë

Pas mbarimt të BBV Don aldi ka bërë të ditur që do të dhurojë udhëtimin në 7 destinacione të botës që përfitoi në spektakël. Përmes një postimi ai ftonte njerëzit që të bënin tag çiftin të cilin duan ta çojnë në udhëtim, ku gjithsej do përfitojnë 7 çifte.

Mirëpo, mes gjithë komenteve mbizotëron ai i fansave të aktorit dhe të moderatorees Bora Zemani, të cilët i kërkojnë që udhëtimin ta bëjë ai me Borën.

Ndërkohë sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale nga fansat e dyshes, nga 20 mijë komente në total që ka postimi, plot 11 mijë janë për të dhe Borën. Me një vështirm të shpejt që mund të hedhim në sektorin e komenteve nuk është e vështirë të dallosh se mbizotërojnë ato ku janë bërë tag Donaldi dhe Bora. Madje, këto komente kanë marrë edhe shumë “pëlqime”, çka do të thotë se njerëz të shumtë janë dakord me këtë gjë.