Dritan Hila ka dy fjalë për Eli Farën: Ajo do ta mbante me lekë Mehdiun nëse…

Pas disa lajmeve që kanë qarkulluar në media se këngëtarja Eli Fara ka marrë rrogë dhe poste drejtuese në administratë kur ministër ka qenë Fatmir Mediu, ka reaguar edhe gazetari Dritan Hila. Hila në një postim në rrjetet sociale i ka dalë në mbrojtje këngëtares, duke thënë se ajo është një grua pa burrë që përpiqet të mbijetojë. Sipas tij, nëse artistët në Shqipëri do të shpërbleheshin për aftësitë e tyre, Eli Fara do ta mbante me lekë Fatmir Mediun dhe jo e kundërta.

“Mjaft u moret me Eli Faren. Eshte nje grua pa burre e cila perpiqet te mbijetoje. Nese ketu artistet do shperbleheshin per aftesite e tyre, Eli Fara do mbante me leke Mehdiun dhe jo e kunderta. Merruni me Mehdiun se ai i ka hedhur firmat dhe jo me nje grua.

Meqe ra fjala keto Ojf-te per mbrojtjen e grave qe hapin gojen kamare kur i shahet gruaja Makronit, nuk i kam degjuar te mbrojne grate shqiptare kur sulmohen”, shkruan Dritan Hila.